'Vetëvendosje e përdori rastin e Astrit Deharit deri sa erdhi në pushtet'

'Vetëvendosje e përdori rastin e Astrit Deharit deri sa erdhi në pushtet'

09:30, 20/01/2022

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, tha se Vetëvendosje e ka përdorur rastin e Astrit Deharit deri në momentin që ka ardhur në pushtet, e pas ardhjes në krye të qeverisë, sipas tij, nuk po e përmendin më.

“Janë tri faza. Deri në vdekjen e Astritit nuk flet askush nga Vetëvendosje dhe faza e dytë nga vdekja e tij deri në pushtet ku e përdorin maksimalisht, shpifin, trillojnë, keqpërdorin, instrumentalizojnë dhe me ardhjen në pushtet mshelet. Në fushatë Astriti, pas fushatës kryhet”, tha Molliqaj 

Sipas tij, kjo qeveri është përgjegjëse, pasi nuk po e zbardh rastin për vdekjen e Astrit Deharit.

“Kjo qeveri është përgjegjëse po aq sa qeveria kur ka vdekë Astrit Dehari, pse ka vdekë Astrit Dehari këta janë përgjegjës, se nuk po e zbardhin rastin. Kryeministri Albin Kurti, ministrat e tij, partia Vetëvendosje janë përgjegjës përveç nëse na zbardhin rastin dhe atëherë do të marrin lëvdata edhe nga PSD-ja.. Por mua më duket se nuk janë duke bërë asgjë”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco