Haradinaj: Qeveria deri tash ka pasur një qasje frikësuese në dialog

Haradinaj: Qeveria deri tash ka pasur një qasje frikësuese në dialog

23:42, 19/01/2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë Qeveria e Kosovës po i ikë Amerikës, për çka tha se nuk ka arsye. 

Ai ka thënë se deri tash Qeveria ka pasur një qasje frikësuese nga roli i saj në dialog.

Haradinaj në T7 ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po i ikë Amerikës, për çka tha se nuk ka arsye.

I pari i AAK’së tha se deri tani Qeveria ka pasur një qasje hezituese dhe frikësuese nga roli i Amerikës në dialog.

Ai tha se Kurti është duke gabuar kur po mendon se koha punon për të dhe për Kosovën.

“Nuk ka arsye qeveria jonë me i ikë Amerikës. Deri tash ka pasë një qasje hezituese e frikësuar nga roli i Amerikës në dialog. Është konstatu një ikje ose mungesë e një kërkese serioze që Amerika me e marrë përsipër këtë çështje. Mendoj që është duke e bërë gabimin e madh Kurti që koha punon për të dhe për Kosovën. Nuk kemi aq shumë kohë me humb”, ka thënë Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco