Ekspertiza zbulon detaje tronditëse: Si ndodhi aksidenti në Kroaci ku vdiqën 10 kosovarë?

Ekspertiza zbulon detaje tronditëse: Si ndodhi aksidenti në Kroaci ku vdiqën 10 kosovarë?

10:16, 19/01/2022

Prokuroria në Slavonski Brod ka ngre aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për aksidentin e rëndë në verën të vitit të kaluar, ku vdiqën 10 mërgimtarë nga Kosova.

52-vjeçari akuzohet se më 25.07.2021 rreth orës 6 të mëngjesit, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte, ktheu kokën duke shikuar nga pjesa e pasme e autobusit ku kishte dëgjuar zhurmë, kështu që nuk ishte në gjendje të ndiqte situatën në trafik para vetes apo drejtimin e autobusit, për çka nuk ka vërejtur se autobusi kishte kaluar në korsinë e ndalimit emergjent e më pas në bar në anën jugore të rrugës derisa goditi një tabelë me pjesën e përparme, raporton “Index.hr”.

Ai akuzohet se më pas mori kthesën majtas dhe frenoi, duke shkaktuar rrëshqitjen e përmbysjen e autobusit, ku vdiqën dhjetë persona dhe u lënduan 44 tjerë, prej tyre 15 më rëndë.

Aksidenti kishte ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, ku autobusi me targa të Kosovës u aksidentua në autostradën A3.

Fillimisht ishte spekuluar se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e mohoi këtë.

Shoferi i autobusit ishte marrë në pyetje dhe ishte mbajtur në paraburgim pas aksidentit.

Një eksperizë e re nga Kroacia sygjeron se shoferi 52 vjeçar kishte vozitur në korsinë jugore në kundërshtim me dispozitat ligjore për komunikationin.

Ai akuzohet se në një moment është kthyer për të shikuar në pjesën e pasme të autobusit ku ka dëgjuar zhurmë dhe në këtë situatë ka humbur kontrollin mbi autobusin.

“I akuzuari 52-vjeçar akuzohet se me datë 25.07.2021 rreth orës 6 ka vozitur autobusin Setra me targa të Kosovës në korsinë e djathtë në drejtim të lindjes, gjegjësisht në korsinë jugore të autostradës A3, afër Sibinjit: 15, në kundërshtim me dispozitat e nenit 47 paragrafi 2 i Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Ai akuzohet se, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte përdoruesit e tjerë të rrugës, është kthyer nga pjesa e pasme e autobusit ku ka dëgjuar zhurmë, kështu që nuk ka mundur të ndiqte situatën e trafikut para tij apo drejtimin e autobusit”, thotë raporti sipas Index.hr

Tutje, bëhet e ditur se shoferi i autobusit nga Kosova akuzohet se më pas ka marrë kthesën majtas dhe ka frenuar, gjë që ka shkaktuar rrëshqitje dhe përmbysje të autobusit.

“Ai akuzohet se më pas ka marrë kthesën majtas dhe ka frenuar, gjë që ka shkaktuar rrëshqitje dhe përmbysje të autobusit, me ç’rast dhjetë pasagjerë kanë mbetur të vdekur dhe njëmbëdhjetë janë lënduar rëndë në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të shumta të rënda”, ka njoftuar Prokuroria. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco