Ymeri: Qeveria s'mori masa me kohë për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Ymeri: Qeveria s'mori masa me kohë për shtrenjtimin e energjisë elektrike

22:16, 18/01/2022
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tash analisti, Visar Ymeri, ka komentuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Në një prononcim për Gazetën Insajderi ai thotë se rritja e çmimit te energjisë elektrike dhe kthimi i bllok tarifës që ishte hequr në vitin 2017 e rëndon edhe më shumë gjendjen sociale në vend.“Rritja e çmimit te energjisë elektrike dhe kthimi i bllok tarifës që ishte hequr në vitin 2017 e rëndon edhe më shumë gjendjen sociale në vend, Kjo sepse përmes këtij shtrenjtimi i rritet kostoja e jetesës familjeve të Kosovës në kuadër të një shtrenjtimi kogja të shpejtë e të madh të mallrave të konsumit në përgjithësi”. Ai thotë se e gjithë kjo është si pasojë e Qeverisë sepse nuk ka ndërmarrë hapa me kohë që të përgatitet për ketë krize. “Kjo ka qenë e pritur meqë kriza energjetike është dukur në horizont që nga shtatori i vitit të kaluar ndërkohë që Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka ndërmarrë hapa me kohë që të përgatitet për këtë krizë. Dhe pastaj na ka sjellë para një zgjedhjeje që nuk është zgjidhje: o shtrenjtim, o reduktime”, ka thënë Ymeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco