Me epitetin 'çmimi i mashtrimit', Haradinaj e 'godet' qeverinë 'Kurti

Me epitetin 'çmimi i mashtrimit', Haradinaj e 'godet' qeverinë 'Kurti

21:38, 18/01/2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Syri.net Kosova.

Haradinaj ka thënë se çmimi i energjisë po rritet aq sa do, siç e ka quajtur ai, “Mafia energjitike”, ku sipas tij rritja do të jetë shumë e madhe për të gjithë qytetarët.

Ai ka thënë se qeveri e VV-së mbase mund edhe të mburret se po redukton shpenzimet e administratës publike, e bile edhe në Kuvend mund të pinë ujë nga ujësjellsi, por sipas tij, me rritjen e çmimit të energjisë elektrike po goditet mirëqenia e qytetarëve.

Reagimi i plotë :

Çmimi i mashtrimit

Që nga fillimi, kurrë nuk kemi pas asnjē dilemë që gjithçka për çka qëndroi VV dje, sot është mashtrim dhe demagogji në qeverisje.

Ata që nuk na besuan kësaj radhe do të paguajnë nga xhepi i tyre muajin e parë pas aplikimit të tarifave të reja.

Çmimi i energjisë nuk është ngrit me 9% por është rritë aq sa as mafia energjetike nuk e ka prit. Ndarja tarifore që nënkupton rritje minimale për shpenzuesit prej 600 kilovat është mashtrim që nuk mbulohet.

Rritja do të jetë shumë më e madhe për të gjithë që jetojnë në Kosovë kurse banesat dhe shtëpitë e zbrazta të diasporës tonë dhe mijëra apartamente të zbrazta nuk do të mjaftojnë që të maskojnë dëmin që do të ketë xhepi i qytetarit.

Ju qeveri e VV-së mbase mund edhe të mburreni se po reduktoni shpenzimet e administratës publike e bile edhe në kuvend ju mund të pini ujë nga ujësjellsi por ju po goditni në mirëqenien e qytetarit në shifra tepër të mëdha.

Jo veq 100 milion euro taksa të qytetarit por shumë më shumë keni shpenzuar për energji këtë gjysmë dimri sepse jeni të paaftë dhe prireni nga mashtrimi.

Për ju, jo substanca por pamja është primare.

Ky dhe dimrat tjerë do të jenë të gjatë, të errët dhe qe besa edhe të shtrenjtë për qytetarin e Kosovës dhe atë në shumë fusha, jo vetëm në energji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco