Dëshmitari Sopi tregon se kush ishte komandant i BIA-s dhe cili ishte roli i saj

Dëshmitari Sopi tregon se kush ishte komandant i BIA-s dhe cili ishte roli i saj

12:25, 18/01/2022

Po vazhdon seanca gjyqësore, Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës.

Dëshmitari Fatmir Sopi në rastin Mustafa, është duke u përgjigjur pyetjeve të Prokurorit të Specializuar.

Sopi ka treguar për rolin e BIA-s si dhe kush ishte komandant i saj.

Prokurori: Njësiti BIA a bënte pjesë në brigadën 153?

Sopi: Po.

Prokurori: Njësiti BIA a i raportonte brigadës 153?

Sopi: Kujt i raportonte njësiti BIA atëherë?

Sopi: Nuk kam qenë përgjegjës kush kujt i raporton , e kam vërejt se njësiti BIA ju kanë përgjigj zonës operative të Llapit.

Prokurori: Kjo organigram që ju sapo përmendet çka ishte

Sopi: Struktura organizative e zonës së Llapit.

Prokurori: Kush e përgatiti atë organigram?

Sopi: Shtabi i zonës operative të Llapit sigurisht.

Prokurori: A e dini se kush ishte komandat i BIA-s?

Sopi: Po.

Prokurori: Kush ishte komandat?

Sopi: Salih Mustafa.

Prokurori: A kishte ndonjë nofkë?

Sopi: Cali.

Prokurori: A e dini se çfarë roli kishte njësiti BIA?

Sopi: Njësiti BIA kishte një rol si të gjithë çlirimin e vendit nga pushtuesit serbë.

Prokurori: E kuptojë ajo që thatë dhe është e vërtetë.

Prokurori: Cili ishte roli më specifik i njësiti BIA?

Sopi: Rolin ma specifik të njësitit BIA mas miri e përfaqëson vetë përfaqësuesi i njësitit BIA, ndërsa unë sa kam mujt me kuptu, ka qenë pjesë sikur të gjitha njësitet tjera, pra në zonën operative të Llapit.

Prokurori: Ju vetë sa dini, se çfarë roli ka pasur njësiti BIA?

Sopi: Rolin e çdo ushtari dhe çdo njësie, unë nuk mund ta di, por e di se  kanë punu në bazë të urdhrave dhe rrethanave të kohës që ti japin kontributin e tyre të çmuar për çlirimin e vendit.

Prokurori: A e konfirmoni që një pjesë e rolit të BIA-s ishte të mbante në vëzhgim lëvizjet në Prishtinë?

Sopi: Po e konfirmoj se pjesë e detyrës së secilit ushtar ka qenë që të vëzhgojmë lëvizjet e ndryshme te armikut që kanë mund ta rrezikojnë popullatën e shumtë që ndodhej në atë kohë në Gollak dhe kështu kemi vjelë informata të vlefshme për lëvizjet eventuale të armikut në drejtim të pozicioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullatës civile e cila në atë kohë, në Gollak ishte në një numër shumë të madh me mijëra e mijëra vetë, të cilët solatenska serbe i kishte përzënë prej shtëpive të tyre në Prishtinë, të cilët i kishte përzënë në drejtim të fshatrave të Gollakut dhe qytetit të Podujevës. Kështu që ne kemi qenë të interesuar që t’i dijmë lëvizjet eventuale të ushtrisë dhe policisë serbe, që të mos kemi humbje të mëdha në radhët e popullatës civile. Dhe çdo informatë e vlefshme që e kemi  marrë për lëvizjet eventuale të armikut do të ishte e mirëseardhur për përgatitjen tonë për mbrojtje.

Aktakuza ndaj komandant Calit është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco