'Qeveria Kurti përmes propagandës po përgatit terrenin për shtrenjtimin e rrymës'

'Qeveria Kurti përmes propagandës po përgatit terrenin për shtrenjtimin e rrymës'

11:53, 18/01/2022

Deputeti i PDK-së Ferat Shala e ka quajtur lojë propagandistike të qeverisë Kurti, kërkesën për shtrenjtimin e energjisë elektrike duke shtuar se kjo qeveri është duke përgatitur terrenin për ngritje të çmimeve.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Shala thotë se PDK-ja është kundër kërkese së KEDS për shtrenjtimin e rrymës duke paralajmëruar se do të marrin të gjitha hapat e mundshëm institucional.

“Ne jemi kundër si subjekt, do te marrim gjithë hapat e mundshëm institucional sepse është ne fazë të diskutimit por kjo është një lojë propagandistike qe qeveria Kurti përmes lojërave të saj po donë me përgatit terrenin për ngritjen e çmimeve te energjisë”, ka thënë ai.

Sipas tij kjo mënyrë e shtrenjtimin të rrymës do të godas në ekonominë e çdo familje dhe në industri e tregti.

“Në mënyrën qysh po propozohet dhe po insistohet godet rëndë çdo familjar ne ekonomi familjare  godet rëndë industrinë tregtinë pra është diçka qe po ngritët çmimi jashtë çdo parashikimi qe ka ndodh ne historinë 20 vjeçare ne Republikën e Kosovës”, u shpreh ai.

Sipas tij, ngritja e çmimit të rrymës nuk e zgjidh situatën dhe krizën me energji elektrike.

E sa i përket kërkesës së KOSTT që qeveria t’i paguaj 30 milionë euro fatura për Veriun, Shala thotë se këtë çështje duhet me trajtu më seriozitet.

“Pjesa e konsumit të energjisë në veri qe ka kalu çdo parametër te institucioneve vendore, domosdoshmërish e donë një trajtim pak më serioz ose shumë ma serioz nga qeveria dhe ne kemi ngrit zërin si parti por edhe si komision me kohë fatkeqësisht ka 9 muaj ditë qe qeveria Kurti nuk ka marr asnjë veprim konkret të cilën tashme e ka me vendim të gjykatës kushtetuese obligative dhe qeveria ka obligim kushtetues ta zgjedh çështjen e veriut dhe te mos krijoj ketë pabarazi të madhe tek qytetaret”, thotë ai.

Çmimi i energjisë në Kosovë mund të dyfishohet në vitin 2022 nëse kërkesa e bërë për të hyrat maksimale nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) pranohen në tërësi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. 

Në shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave, të dy kompanitë kanë kërkuar që të hyrat e tyre të rriten për 95% krahasuar me vitin 2021.

“Kërkesa e KESCO-së për rritje të të hyrave është 95% apo në vlerë financiare 313 milionë euro, duke përfshirë të gjitha kostot e bartshme të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), në vlerë prej 300 milionë euro”, thuhet në sqarimin e Rregullatorit të Energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco