Lajm i rëndësishëm nga ATK-ja

Lajm i rëndësishëm nga ATK-ja

11:29, 18/01/2022

ATK përmes një postimi ka njoftuar se afati i deklarimit të pagesës për periudhën Dhjetor/2021 është zgjatur, raporton syri.net Kosova.

Afati i deklarimit dhe pagesës do të konsiderohej nga 01.01.2022 dhe deri më 18.01.2022 për llojet e tatimeve/kontributeve, si në tabelën e bashkangjitur.

Postimi i plotë:
𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 - 𝐙𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞𝐭 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐧 𝐃𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫/𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐝𝐡𝐞 𝐓𝐌𝟒/𝟐𝟎𝟐𝟏
Të nderuar tatimpagues,
Si pasojë e një problemi teknik është paraqitur një ndërprerje e përkohshme (në orët e mbrëmjes të datës 17.01.2022) tek aplikacioni EDI, ku një numër i tatimpaguesve mund të ketë pasuar vështërsi për të arritur të deklarojë dhe paguaj brenda afatit të paraparë ligjor.
Atëherë, për të mos aplikuar ndëshkime për shkak të mos deklarimit dhe mos pagesës brenda afatit ligjor, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk arritën të deklarojnë dhe paguajnë deri me datën 17.01.2022 për periudhën Dhjetor/2021 dhe TM4/2021, Administrata Tatimore e Kosovës, zgjat afatin e deklarimit dhe pagesës deri më 18.01.2022.
Pra, afat i deklarimit dhe pagesës do të konsiderohej nga 01.01.2022 dhe deri më 18.01.2022 për llojet e tatimeve/kontributeve, si në tabelën e bashkangjitur.
Me respekt,
Administrata Tatimore e Kosovës

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco