Çka po ndodh me gratë e PDK-së? Eliza Hoxha lëshon mbledhjen e komisionit

Çka po ndodh me gratë e PDK-së? Eliza Hoxha lëshon mbledhjen e komisionit

11:02, 18/01/2022

Miratimet e projektligjeve dhe emërimi i një personi në KSHC ka bërë që të ketë debate mes Ministres së Arsimit, në komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe anëtares Eliza Hoxha.

Hoxha si anëtarë e këtij komisioni nga radhët e PDK-së, ka kërkuar llogari për emërimin në KSHC.

“ Ministre e nderuar vetëm më ju kujtua që ju e keni shumicën në kuvend dhe ne se kemi stopua KSHC-në dhe so detyrë e juaja më na thanë që ne duhet m i be këto ligja. Unë isha shumë e sinqertë e kamë parasysh që ka qenë procesi i akreditim të vijë”, tha Hoxha,

E Ministrja Nagavci tha se disa projektligje kanë mbetur në Kuvendë për tu miratuar.

“Deklarimi i pasurisë sado që jemi munduar të adresojmë nuk mund ta rregullojmë në këtë projektligj. Për ne si ministri është e rëndësishme që të kemi kuadrat të përgatitur dhe të përmirësojmë cilësinë në arsim. Projektligjet tjera duhet të miratohen në Kuvendë dhe nuk është në kuadër ton si Ministri”, tha Nagavci.

Pas debatit, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka lëshuar mbledhjen.

Kujtojmë se në para pak ditësh, Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur “rrugaç” ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, të cilin edhe e ka gjuajtur me ujë.

Kjo ka ndodhur pas tensioneve mes tyre në raportimin e Pecit në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco