Gjeneral Jashari dekoroi me medalje këshilltarin e tij britanik, Nënkolonel Browning

Gjeneral Jashari dekoroi me medalje këshilltarin e tij britanik, Nënkolonel Browning

10:52, 18/01/2022

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur dje në takim lamtumirës këshilltarin e tij nga Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel Martin Browning.

Me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje të jashtëzakonshme profesionale, gjatë kryerjes së detyrës, gjeneral Jashari, i ndau medaljen për “Shërbim Vetëmohues”.

Nënkolonel Browning u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë ndikuar fuqishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Më pas Gjeneral Jashari, shprehu besimin e plotë se një qasje e tillë e suksesshme e Nënkolonel Browning do të vazhdoj edhe nga pasuesi i tij nënkolonel John Hunter

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco