Kush i ka regjistrimet e vrasjes së Oliver Ivanoviçit?

Kush i ka regjistrimet e vrasjes së Oliver Ivanoviçit?

10:49, 18/01/2022

Këtë të marte pritet të vazhdojë gjykimi ndaj Marko Roshiç, Nedelkjo Spasojeviç, Dragisha Markoviç, Zharko Jovanoviç, Silvana Arsoviç dhe Rade Basara, të akuzuar se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Seanca fillestare ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

Ndërkaq Aleksandër Ivanoviç, kushëri i Ivanoviçit, thotë se ”është i bindur se ka regjistrime të vrasjes së Oliverit dhe se është garancia e vetme që dikush nuk e shtyn krimin në sirtarin e harresës”.

“Nëse nuk shtrojmë pyetjen se kush qëndron pas gjithë kësaj, pyetja e vetme është kur dhe kush është tjetri”, tha Ivanoviç, raporton mediumi serb Kossev.

Sipas tij, qendrat e pushtetit kanë nevojë për “lojtarë” që do të zbatojnë një politikë të caktuar dhe Ivanoviç ishte dikush që e prish atë lojë.

“Prandaj do të jetë e rëndësishme të pritet një moment tjetër politik, i cili do të ndryshojë aktorët dhe strategjitë e këtyre qendrave të pushtetit”, tha Ivanoviç.

Ai shprehu besimin se në këto rrethana do të shfaqen edhe regjistrimet e krimeve.

Lideri i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç, ishte qëlluar për vdekje mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco