Fillon seanca gjyqësore ndaj Mustafës në Hagë, dëgjohet dëshmitari i shtatë

Fillon seanca gjyqësore ndaj Mustafës në Hagë, dëgjohet dëshmitari i shtatë

10:43, 18/01/2022

Ka filluar në Hagë, gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur si komandant Cali.

Kjo seancë është e para për vitin 2022 në rastin Mustafa, ku do të bëhet dëgjimi i dëshmitarit të shtatë i cili quhet Fatmir Sopi.

Në gjykimin ndaj komandant “Calit” deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë, të cilët të gjithë kanë qenë të mbrojtur.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 Qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 Shtator të vitit të kaluar, me pretendime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco