Fakte: Kosova po ia sheh sherrin Listës Serbe dhe portalit ‘Kosovo Online’

Fakte: Kosova po ia sheh sherrin Listës Serbe dhe portalit ‘Kosovo Online’

09:53, 18/01/2022

Në ditën kur po mbahej referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi, Lista Srpska së bashku me portalin pro-rus Kosovo Online propagandonin kinse ka pasur incidente ndëretnike në Kosovë.

Ndryshe nga ky pretendim, Policia e Kosovës njofton se kishte ndodhur një sulm në Runikë të Skenderajt që kishte për natyrë veprën e prerjes së pyllit në pronë private.

“Në orët e mesditës të datës 16 janar 2022, në Stacionin Policor në Skenderaj, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Sulm’. Nga hetimet fillestare dhe deklarimi i viktimës m/k/ M. K., bëhet e ditur se deri sa viktima ndodhej në fshatin Runikë të Skenderajt, ishte takuar me të dyshuarin me të cilin njiheshin edhe më parë, ku gjatë komunikimit kishte ardhur deri te fjalosja ndërmjet tyre si pretekst pasi viktima dyshonte se i dyshuari ia kishte dëmtuar (prerë) pyllin pronë private”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, thuhet se për këtë veprim është kontaktuar prokurori i rastit dhe e i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime intensive hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari m/k/B.S., si dhe është intervistuar një dëshmitar i rastit.
Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit nga i cili është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet për veprën penale ‘Sulm’.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi.

Mirëpo, e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë kishte dal me deklaratën se, “Milan Kovaçeviq nga Skenderaj është sulmuar pasi ka emër, mbiemër dhe kapelë serbe”.

Edhe Lista Srpska kishte reaguar duke thënë se, “ky sulm është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës anti-serbe të Prishtinës”.

Të njëjtat reagime ishin publikuar nga media serbe me prapavijë pro-ruse, Kosovo Online.

Sipas këtij portali, “sulmi i të riut në Skenderaj është veprim kundër serbëve që shërben si lëndë djegëse për ekstremistët shqiptar”.

Për rastin e pretenduar nga Lista Srpska dhe të publikuar nga Kosovo-Online, Policia e Kosovës thotë se lajmi është i pavërtetë.

“Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me disa shkrime të publikuara sot me (17.01.2022) në disa portale të ndryshme, të cilat i referohen deklarimeve të Listës Serbe se është sulmuar personi M.K., në fshatin Runik të Skenderajt dhe sipas tyre ky sulm është anti-serb, reagon ndaj këtyre shkrimeve të pavërteta”, sqaron policia.

Deri më tani, strategji të tilla janë përdorur nga Serbia, me veglat e saja si Lista Srpska dhe Kosovo-Online, me qëllim që pastaj këto raste të paraqiten rrejshëm para bashkësisë ndërkombëtare dhe veçmas në seanca të Këshillit të Sigurimit të
OKB-së, si raste të sulmeve etnike ndaj serbëve.

Ndryshe, në Serbi është referendumi për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë.

Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rezolutën që shpreh kundërshtimin që në vendin tonë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco