Arrestohet 40-vjeçari që dyshohet për më shumë se 5 vjedhje në Prishtinë

Arrestohet 40-vjeçari që dyshohet për më shumë se 5 vjedhje në Prishtinë

09:52, 18/01/2022

Sh.J., 40 vjeç, ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës për shkak të dyshimit se ka kryer më shumë se pesë vjedhje.

40-vjeçari i cili u kap dje nga Policia, po dyshohet se vjedhjet i ka kryer kryesisht në markete në rajonin e Prishtinës.

“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: Sh.J . mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco