Anëtari i Akademisë së Shkencave të Kosovës në një tekst i bën 100 gabime

Anëtari i Akademisë së Shkencave të Kosovës në një tekst i bën 100 gabime

08:05, 18/01/2022
Në Kosovë nuk është e pa zakontë që të shohim shumë personalitete të njohura të shkencës që të bëjnë gabime të rënda drejtshkrimore - raporton Syri.

Madje edhe kur kanë titullin akademikë e janë pjesë e Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Këtë herë është profesori i Kushtetuese Arsim Bajrami,njëherit njëri ndër shkruesit e Kushtetueses së Kosovës që ka bërë gabime.

Është gazetari Nasuf Avdyli që i ka gjetur këto gabime Bajramit.

Ai përmes një statusi në facebook është shorehur i mllefosur për mënyrën se si ka gabuar Bajrami.

"Profesori universitar dhe ish-ministri i Arsimit, Dr. Arsim Bajrami, është njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve (AShAK). Ai ka bërë së paku 30 gabime drejtshkrimore në një shkrim jo aq të gjatë, shumë prej të cilave janë fort elementare për një person që e mban gradën "doktor i shkencave".

Ai ka shkruar fjalë si "territorinë", "rastë", "antare", "Shqiprisë", "ketë", "e rrezikshmë", "përtejë", "të dhimshme", "ka berë", "Kosoves", "kujtojm" e "përgjegjëja".

Pasi e lexova shkrimin e tij, më erdhi keq dhe paksa turp që kam përmirësuar shumë njerëz me pozita shumë më të ulëta se ai e njerëz pa grada shkencore. Më erdhi keq për Universitetin e Prishtinës, për studentët, për gjuhën shqipe dhe për vendin tonë në përgjithësi.Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco