Sapo mbërriti në Kosovë, por Hovenier është ambasadori i parë amerikan që vizitoi Reçakun

Sapo mbërriti në Kosovë, por Hovenier është ambasadori i parë amerikan që vizitoi Reçakun

23:43, 17/01/2022

Ambasadori i sapo emëruar amerikan, Jeffrey Hovenier, është i pari që vizitoi Reçakun ku u vranë 45 civilë shqiptarë 23 vjet më parë. 

Hovenier nga akademia përkujtimore e masakrës së Reçakut dha një mesazh të fuqishëm edhe ndaj atyre që po vazhdojnë që ta mohojnë.

Edhe ambasadorët e kaluar amerikan kishin shkruar për masakrën e Reçakut, por jo me prezencën e tyre, siç ka zgjedhur ta bëjë Hovenier, e ky veprim ka për qëllim të përcjellë një mesazh të fuqishëm teka disa individ nga shteti fqinjë që vazhdojnë ta mohojnë këtë masakër.

Shkuarja e Jeffrey Hovenier në ceremoninë e 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut, nuk ishte krejt i rastësishëm, fjalimi i tij dhe mesazhi që ai përcolli nga aty ishte goditje ndaj mohuesve të kësaj masakre me adresë në qeverinë e Serbisë, e që la të vdekur 45 civil shqiptarë.

“Askush të mos e harroj dhe as mohojë atë që ndodhi në Reçak ose pse SHBA’ja dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës…”, ishte kryefjala e fjalimit të Hovenier, e që ishte mesazh i qartë për mohuesit dhe propaganduesit e kësaj masakre që është e dokumentuar me fakte e fotografi çfarë ka ndodhur me 15 janar të vitit 1999.

Ndërsa edhe për banorët e Reçakut kjo vizitë e ambasadorit po shihet si shumë e rëndësishme.

Sipas Adem Ramadanit, përfaqësuesit të fshatit, kjo vizitë është shpresë për ta që të zbardhët e vërteta e kësaj masakre.

Hovenier gjatë fjalimit citoi gjithashtu ish-presidentin amerikan, Bill Clinton i cili e kishte quajtur masakrën e Reçakut akt vrasës i qëllimshëm.

“E mbaj mend shumë mirë si zyrtar në misionin e ShBA’së në OSBE përgjegjës për Kosovën atëherë kisha një marrëdhënie të mirë me ambasadorin Walker. Ai më thirri në telefon sapo ishte larguar nga Reçaku tashmë i përqëndruar në rekomandimet e tij për OSBE-në në reagim të vrasjeve brutale të civilëve të pafajshëm’, tha ai.

Ky fjalim kaq goditës i ambasadorit amerikan, vjen pasi në vazhdimësi zyrtarë të qeverisë së Serbisë kanë bërë propagandë dhe kanë mohuar masakrën e Reçakut.

Hiç më pak se Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka provokuar në vazhdimësi me pretendimet se masakra ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Reçak, ka qenë “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco