Qytetari ia sheh sherrin rrjeteve sociale, publikoi videon që s’duhej, identifikohet nga policia

Qytetari ia sheh sherrin rrjeteve sociale, publikoi videon që s’duhej, identifikohet nga policia

22:32, 17/01/2022

Policia në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa ndaj kundërvajtësve që rrezikojnë trafikun rrugor, një rast i kësaj natyre është identifikuar sot nga njësitet përkatëse policore në Vushtrri.

Ditë më parë në media sociale ishte publikuar një video sekuence, ku shihej se drejtuesi i një veture në lëvizje kishte lejuar ekspozimin - daljen e pasagjerëve në dritare të veturës gjatë drejtimit te veturës.

Përmes njësive përkatëse janë ndërmarrë veprime policore për identifikimin e kundërvajtësit dhe ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba sipas ligjit për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunim dhe sensibilizim në parandalimin e kundërvajtjeve në trafikun rrugor.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco