Pamje shqetësuese, një qen i lidhur ngordh nga uria në Fushë Kosovë

Pamje shqetësuese, një qen i lidhur ngordh nga uria në Fushë Kosovë

21:44, 17/01/2022

Javën e kaluar, organizata  'Fondacioni për drejtat e kafshëve' ka marrë informatën që në një shtëpi të braktisur në Fushë Kosovë gjendet një qen i lidhur, i cili ka vdekur nga uria.

Pamjet ishin jashtëzakonisht tmerruese. Qeni i gjorë kishte gjetur vdekjen, pasi që ishte lënë aty për t’u ushtruar për luftëra, dhe ishte lënë i lidhur të vdiste nga uria. Qeni po ashtu ka tentuar që të kafshojë edhe këmbën e vet nga uria, vetëm e vetëm që të mbijetojë.

E gjithë kjo ndodh sepse shteti nuk ka kontroll mbi krimet që iu ndodhin njerëzve dhe kafshëve në Kosovë. Falë presionit tonë të vazhdueshëm, rastet e tilla po ngriten si vepra penale, por trajtimi i këtyre lëndëve kërkon dedikim edhe më të madh institucional dhe shtetëror. Edhe në këtë aspekt organizata është duke punuar mjaft shumë.

Nuk është hera e parë që qentë mbahen në këtë vend për t’i mbarështuar dhe ushtruar për agresivitet dhe luftëra. Në prill dhe gusht të vitit 2020, organizata jonë ka shpëtuar (me autorizim të Policisë) disa qen që ishin të keqmbajtur dhe keqtrajtuar aty. Qentë ende i kemi nën përkujdesje dhe së shpejti shpresojmë që të shkojnë tek familjet e tyre adoptuese: https://bit.ly/3I77dI0.

Po të ishin qentë e identifikuar dhe regjistruar, do të gjenim përgjegjësit e këtyre krimeve shumë më shpejtë, por Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Komunat, asnjëherë nuk e kanë marrë këtë aspekt parasysh dhe aq më pak seriozisht. Falë tyre dhe politikave të dobëta nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tanimë kemi një situatë ku secili person mund të mbajë dhe keqtrajtojë kafshë deri në vdekje, pa dhënë kurfar përgjegjësie ligjore.

Mungesa e kontrollit të mbajtësve (pronarëve) të qenve ka përkeqësuar situatën edhe me qentë e rrugës, pasi që braktisjet e vazhdueshme në rrugë të qenve nga njerëzit nuk janë sanksionuar asnjëherë deri më tani.

Rastin do ta përcjellim dhe do të kërkojmë nga Policia e Kosovës që të bëj hetimet e nevojshme që të gjendet personi që ka lënë kafshën të vdes në mizori dhe vuajtje.

Për të ndihmuar në mbrojten ligjore të kafshëve, ju lutem na ndihmoni në:
Banka: NLB Bank, Prishtinë, Kosovë
Emri i mbajtësit të llogarisë: Per Kafshet
Nr i llogarisë: 17 01 017700005277
IBAN: XK05 1701 0177 0000 5277
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco