Oda e Mjekëve mban mbledhjen e parë, zgjedh organet drejtuese të saj

Oda e Mjekëve mban mbledhjen e parë, zgjedh organet drejtuese të saj

21:15, 17/01/2022

Oda e Mjekëve ka mbajtur mbledhjen e parë me ç'rast ka zgjedhur edhe organet drejtuese të saj, shkruan Syri.net Kosova.

"Kryetari i rizgjedhur i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu, bëri hapjen e mbledhjes ku edhe ftoi të gjithë anëtarët e Kuvendit të OMK-së për të shfrytëzuar të drejtën e tyre legjitime për të votuar.

Në këtë mbledhje Dr. Naser Gjonbalaj, Dr. Rrezart Halili dhe Dr. Luaras Idrizi, u zgjodhën nënkryetarë të OMK-së, ndërsa përmes votimit të fshehtë u zgjodhën kryetarët, zv.kryetarët dhe anëtarët e organeve të OMK-së.
Pas numërimit të votave, KQZ njoftoi se: 
Anëtarë të Këshillit Drejtues u zgjodhën
Dr. Faik Shatri, Dr. Shqipe Ukelli- Bajrami, Dr. Tefta Isufaj-Haliti.
Kryetar i Këshillit Mbikqyrës u zgjodh Dr. Rrustem Musa, zv. kryetar Dr. Florim Zejnullahu, 
Anëtarë: Dr. Shaip Aliu, Prof.Dr. Brunilda Profka- Haxhiu, Dr. Flori Bakalli
Këshilli Etik:
Dr. Fejsal Mehmeti, kryetar i Këshillit Etik
Zv. Kryetar Dr. Agron Çitaku
Anëtarë: Dr. Dafina Mahmutaj dhe Dr. Siada Selmani
Prokuror i OMK-së u zgjodh Dr. Bajram Ajeti ndërsa
Zv. Prokuror Dr.Adnan Biqku.
Pjesëmarrës të kësaj mbledhje ishin 123 anëtarët të Kuvendit të ri të OMK-së.", theksohet në njoftimin e Odës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco