Komuna e Skenderajt zbardh një skandal, ja si u bë vlerësimi i dëmeve nga breshëri

Komuna e Skenderajt zbardh një skandal, ja si u bë vlerësimi i dëmeve nga breshëri

20:45, 17/01/2022

Komuna e Skenderajt e ka zbardhur një skandal për vlerësimin e dëmeve që janë bërë në këtë komunë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas njoftimit, Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve i formuar me datë 11.02.2021 nga ish-Kryetari i Komunës, ka abuzuar me përgjegjësitë e tij për të vlerësuar dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore si pasojë e motit të ligë dhe fatkeqësive të tjera natyrore që kanë ndodhur në fillim të muajit shkurt 2021. Ky komision ka mohuar të drejtën e vlerësimit të disa bujqëve dhe fermerëve të ndershëm ndërsa i kanë dhënë të drejtë vetës së tyre për vlerësime dhe përfitime duke keqpërdorur detyrën zyrtare në kundërshtim të plotë me ligjin Nr. 06/L- 011 për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionin publik" thuhet në njoftim.

"Me këtë rast, Kryetari i komisionit Sokol Hoxha ka vlerësuar vetën e tij përkatësisht aplikacionin në emër të tij në vlerë ndër me të lartat prej 5.000 (pesë mijë euro). Ndërsa anëtari tjetër i komisionit Fehmi Lushtaku, ka vlerësuar aplikacionin e djalit të tij në vlerë prej 4179.33 (katër mijë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë euro e tridhjetë e tre centë)".

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco