Mitrovica vatër dhune e vdekjesh: 6 raste fatale brenda një viti, Ermal Delija viktima e fundit

Mitrovica vatër dhune e vdekjesh: 6 raste fatale brenda një viti, Ermal Delija viktima e fundit

09:04, 17/01/2022
Bilanci i personave që kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerëve që janë plagosur në Mitrovicë vetëm gjatë një viti i gjason një tragjedie.

Vetëm gjatë një viti, në qytetin që dikur ishte djep i kulturës mbetën të vrarë hiç më pak se 5 persona, ndërsa dje humbi jetën pas rënies për herë të dytë në koma për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë kur u rrah muaj më parë i riu Ermal Delija.

Pasi ishte zgjuar nga koma e parë kur ishte rrahur, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj, i cili i kishte pajtuar familjet e hasmuara.

Në shkurtin e vitit të kaluar mbeti i vrarë Mehmet Kurti, një i ri, 23 vjeçar, punëtor i picerisë “Proper Pizza” ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Dy muaj pas vrasjes së Kurtit, në prill të vitit 2021 pas një përleshje në tregun e qytetit, i vrarë mbeti 27 vjeçari Valmir Fazliu, një shitës i fidaneve, ndërsa të plagosur në këtë rast përfunduan axha i viktimës dhe një kalimtar rasti.

Katër muaj më pas, në korrik të vitit të kaluar, në moshën 49 vjeçare u vra Driton Salihu, para banesës ku po jetonte, ndërsa edhe vëllau i të ndjerit përfundoi i plagosur në ngjarje.

E në muajin nëntor, jetën e humbi Albert Muja, 26 vjeç, pasi u therr me thikë nga një 21 vjeçar, i njohur edhe për plagosje tjera më parë.

Edhe dhjetori nuk shkoj pa vrasje, pasi 68 vjeçari Ali Maloku u vra në ushqimoren ku punonte nga dy hajna që hynë për t’ia vjedhur lokalin, më 28 dhjetor 2021

Rasti i vdekjes së Ermal Deliajt pas rënies në koma për herë të dytë disa muaj pasi u rrah gjersa ra në koma shënon rastin e gjashtë fatal brenda një viti në Mitrovicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco