Po ha më pak “për të mirën e vendit”, humb peshë diktatori i Koresë së Veriut

Po ha më pak “për të mirën e vendit”, humb peshë diktatori i Koresë së Veriut

23:52, 16/01/2022

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, nga fotot e publikuara në kohët e fundit, duket se ka humbur disa kilogramë. Diktatori dukej që kishte marrë një pamje tjetër ndërsa shfaqej në mbledhje e partisë në pushtet.

Autoritetet këmbëngulin se Kim është duke ngrënë më pak “për të mirën e vendit”, që është përfshirë nga shkurtesa në ushqime.

Si duket edhe kufizimet anti-covid janë duke e kufizuar Kim-in që të ketë mundësi të konsumojë ushqimin e tij të preferuar. Diktatori ka një fiksim të njohur tashmë për djathin zvicerian të cilin e konsumon më shumë seç duhet.

Po ashtu thuhet se ai është një fans i madh i pulës së skuqur, vodka-s ruse, konjakut Hennessy dhe shampanjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco