U raportua se u arrestua koordinatori që po e sillte materialin e referendumit, por çka fshihet pas?

U raportua se u arrestua koordinatori që po e sillte materialin e referendumit, por çka fshihet pas?

08:00, 15/01/2022

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë arrestuar mbrëmë rreth orës 22:30, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviqin, në pikën kufitare në Merdare.

Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se janë konfiskuar edhe dy kamionë që po bartnin material zgjedhor në drejtim të Kosovës për referendumin e paralajmëruar serb dhe janë arrestuar shoferët e kamionëve dhe ai i Jankoviqit.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, ka thënë se e ka njoftuar menjëherë emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për këtë zhvillim të cilin e cilëson si “skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha”.

Petkoviq ka kërkuar nga Lajçak lirimin e Jankoviqit dhe tre të arrestuarve të tjerë.

“Koordinatori i Komisionit Zgjedhor dhe kamionët me materialin zgjedhor për referendum ishin nisur sonte për t’ia dorëzuar materialin përfaqësuesve të misionit të OSBE-së si përgjegjëse për organizimin e referendumit, mirëpo në vend të përfaqësuesve të OSBE-së, të cilët i kemi njoftuar sot me një shkresë zyrtare për dërgimin e materialeve, përfaqësuesit tanë janë pritur nga 10 vetura të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës dhe OSBE-ja ende nuk janë prononcuar lidhur me këto zhvillime.

Ndryshe, institucionet e Kosovës kanë thënë të premten se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, përbën shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ata thanë se qytetarët serbë të Kosovës, me dyshtetësi, do të mund të votojnë për referendumin në Serbi sipas praktikave ndërkombëtare, që në këtë rast, sipas tyre, nënkuptojnë mundësitë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco