Gazetarja e intervistuar nga Specialja deklaron: Gucati dhe Haradinaj janë pengje

Gazetarja e intervistuar nga Specialja deklaron: Gucati dhe Haradinaj janë pengje

14:05, 09/12/2021

Gazetarja Elmedina Ballazhi sot ishte në pozitën e dëshmitares në seancën gjyqësore të rastit ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, dhe ish-nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Ajo para të pranishmëve ka thënë se mendon që Gucati dhe Haradinaj po mbahen peng nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, sipas saj ata nuk janë të akuzuar.

“Unë jam mbështetëse e detyrës sime si gazetare jam mbështetëse e vlerave të luftës, sepse kam qenë një fëmijë i vogël dhe kam kaluar në këmbë kufirin me Maqedoninë e Veriut për të shkuar në fshatin Bllacë. Sepse jam nga Hani Elezit”.

“Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn nuk i quaj të akuzuar, sepse mbahen padrejtësisht këtu. E mendoj për të vetmen arsye se rrjedhja e dokumenteve ka ndodhur vetëm nga zyra e ZPS-së sepse gjykata është në Holandë nuk është në Kosovë pse e lejuat rrjedhjen e këtyre dosjeve mendoj që këta po mbahen peng dhe jo të akuzuar”,ka thënë Ballazhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco