Kryetari Hyseni 'vijë të bardhë' presidentes Osmani (Foto)

Kryetari Hyseni 'vijë të bardhë' presidentes Osmani (Foto)

13:43, 09/12/2021

Kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni ka marrë sot zyrtarisht detyrën e tij të re në drejtimin e kësaj komune.

Në një ceremonie të organizuar në Komunën e Gjilanit, ish-kryetari Lutfi Haziri ka dorëzuar detyrën tek Hyseni duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij të ri.

Pas kësaj ceremonie si dhe betimit të asamblistëve e vetë kryetarit, Alban Hyseni tha se vullnetin e banorëve të Gjilanit, do e reflektojë në qeverisjen katër vjeçare të ardhshme.

“Marrja e mandatit qeverisës është pikënisja e fillimit të jetësimit të programeve e ideve tona.Është obligim e përgjegjësi e lartë sa juridike po aq dhe morale, detyra që na pret. Punojmë me njëri-tjetrin me përkushtim, për të tashmen e të ardhmen e Gjilanit”, shkroi ai.

Në këtë postim, Alban Hyseni publikoi edhe disa fotografi madje edhe një nga zyra e tij e re.

Por ajo çfarë bie në sy është se në fotografinë e presidentes së vendit, Vjosa Osmanit ka një shenjë të bardhë, e cila nuk dihet nëse ishte shenjëstruar në atë mënyrë më parë apo se çfarë saktësisht ka ndodhur me të.

Image

Fotografia e Presidentes Osmani e cila padyshim duhet vendosur në secilin institucion të vendit duket se është dëmtuar nga dikush, e që më pas nuk është rregulluar më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco