Pacolli rendit sukseset, kërkon ndjesë për zvarritjet dhe telashet në Prishtinë

Pacolli rendit sukseset, kërkon ndjesë për zvarritjet dhe telashet në Prishtinë

21:41, 07/12/2021

Selim Pacolli dje ushtroi ditën e fundit të mandatit si nënkryetar i Komunës së Prishtinës, shkruan Syri.net Kosova.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka renditur disa prej sukseseve gjatë mandatit katër vjeçar, derisa thotë se ky rrugëtim ishte një nga përvojat më të mira dhe me sfiduese në jetën politike.

Ai poashtu në këtë shkrim u ka kërkuar edhe ndjesë qytetarëve të Prishtinës për zvarritjet dhe telashet në kryeqytet.

Postimi i plotë:

Sot ishte dita e fundit në mandatin e Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës,
njëherësh edhe dorëzuam mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjegjësisht z. Perparim Rama. Ky rrugëtim 4 vjeçar për mua ishte një nga përvojat e mia më të mira dhe me sfiduese në jetën politike, ku për 4 vite ne bemë punë aq sa patëm mundësi dhe hapsirë veprimi, besoj se kemi bërë punë të mira, për qytetin e duke mos i anashkaluar viset rurale.
Ishte pandemia ajo e cila pat impakt negativ në zbatimin e shumë projekteve të cilat ishin paraparë të perfundonin gjatë këtij mandati. Shembull janë 4 shkolla, dy tregje,tuneli në brendi të qytetit i cili do të mundësonte lidhjen e sheshit me pjesën e vjetër të qytetit, dhe shumë projekte të tjera të cilat akoma kanë ngelur në procedurat burokratike të prokurimit.
Me qeverisjen 4 vjeçare kryeqyteti sot ka shkolla më të mira dhe të digjitalizuara, shërbime më të mira në Qendrat e Mjekësisë Familjare me mbi 2 milion shërbime mjeksore gjatë vitit, Administratë më të shpejtë më të dixhitalizuar (mbi 600 mijë certifikata të lëshuara nga aparatet tona vetëshërbyese).
Kryeqyteti sot ka më shumë ndriçim e pastërti, dhe dyfish më shumë çerdhe të reja. Ne për banorët tonë siguruam ujë 24 orë, tension më të mire dhe stabil të rrymës, ngrohje qëndrore cilësore, transport publik të ringjallur dhe në kompletim e sipër.
Varrezat e dëshmorëve dhe memoriali kushtuar masakrës së Prapashitcës, Keqekollës, Sharbanit dhe Ballabanit në vitin 1921, janë në proces. Objektin e ri të Bashkësisë Lokale në Marec, ujësjellsin për fshatrat, Makovc, Llukar, Grashtice, Mramor dhe Slivovë. Impakti i këtyre investimeve në malësinë e Gollakut eshte relevant në ndërtimin e 400 shtëpive dhe ngritjes së vleres se prones.
Shërbim të parkingut që do ti sjellë Prishtinës të hyra për investime tjera, dhe trefish më shumë buxhet për kulturë dhe sport. Dy kuzhina popullore që shërbejnë çdo ditë shujta të ngrohta, ndihmë për institucionet sociale. Shtëpinë e Kulturës në Hajvali.
E kemi ngritur qendren e pare për Autizëm dhe Sindromën Down në Kosovë, është rritur numri i turistëve, kemi organizuar një prej bienaleve më të mëdha në Evropë – Manifesta në 2022, sallen Koncertale dhe prokurimin e sallës së re të sporteve me dorë tek Stacioni I Autobusëve.
Parkingun më të madh nëntokësor të ndërtuar deri më tani në Kosovë, Festivalin më të mire në regjion Sunny Hill, Pejsazhin më të madh të mbrojtur në Kosovë, Germinë të rritur nga 950 në 2000 hektarë. Dhe jo vetëm kaq, Prishtina është kryeqyteti më transparent në Evropëi shpallur nga Transparency International, me shpenzime minimale për dreka darka e udhëtime.
Sot kemi të ngritura mbi 200 milion euro fonde për investime: Financimin e Unazës (mbi 120 milion euro) për të cilin është prezantuar raporti final dhe dizajni final, financimin e siguruar për Ngrohjen qendrore me panele solare (mbi 70 milion) për lagjet me banim individual – projekti I dytë më I madh në Evropë I tillë pas Danimarkës,
financimin e 30 autobusëve shtesë (prej të cilëve 8 elektrik) në fazën e fundit të implementimit. Si dhe sot jemi me projektin më të madh me donatorë në bujqësi në Gollak me qeverinë austriake. Janë 198 rrugë të cilat janë asfaltuar vetëm në regjionin e Gollakut.
Kjo është një përmbledhje e punëve të kryera dhe që janë në procedure. Falenderoje per korrektesine ne bashke qeverisje, Shpend Ahmeti, nënkryetarin Muhedin Nushi, drejtorin e Investimeve Kapitale,Gëzim Mehmeti, drejtorin e Bujqësisë, Shkumbin Gashi, drejtoreshën e Parqeve, Fatime Hajdari, Genc Bashotën, Adonisin, Bujarin, Medina Braha, Valbona Makollin, Mimoza F Sylejmani, Linda Spahiu dhe të gjithë drejtoret e drejtorive dhe stafin mbeshtetes te Komunes, pa te cilet do te ishte i pamundur ky mision.
Në këtë legjislature jemi të perfaqesuar me 3 asambliste,Gezim Mehmetin, Fiknete Bejta dhe Sami Boroci, te cileve u uroje pune te mbare dhe suksese.
Kërkojë ndjesë për punët e papërfunduara dhe telashet që u kemi shkaktuar qytetareve qe per shkaqe objektive nuk kane mundur te perfundojne me kohe.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco