Besnik Bislimi 'zbulon' detaje për takimet e Brukselit dhe të Velko Odaloviq

Besnik Bislimi 'zbulon' detaje për takimet e Brukselit dhe të Velko Odaloviq

23:22, 06/12/2021

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se anëtari i ekipit negociator të Serbisë në dialog, Velko Odaloviq, nuk po merr pjesë në takimet mes dy delegacioneve në kryeqytetin evropian.

Më 15 qershor të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kërkuar nga Serbia që ta heqë Odaloviqin nga ekipi negociator.

Sipas Bislimit, për të kaluarën e Odaloviqit Bashkimi Evropian nuk ka pasur informacione.

“Odaloviq nuk është pjesë e asnjë takimi ku jemi ne. Ne nuk kemi thënë që kemi probleme me përfaqësuesin e Serbisë, kemi probleme me personin Odaloviq, për të kaluarën e tij”, tha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në emisionin “Kallxo Përnime”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco