Kurti, jo për dialogun por për MSA ka udhëtuar për në Bruksel

Kurti, jo për dialogun por për MSA ka udhëtuar për në Bruksel

22:41, 06/12/2021

Kryeministri Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bruksel të Belgjikës.

Të martën aty mbahet takimi i përbashkët i Këshillit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit e njohur si MSA.

Ky është dokumenti i parë dhe deri tani i vetmi kontraktual i nënshkruar nga Republika e Kosovës dhe BE-ja I nënshkruar qysh në tetor të 2015-ës.

Nikoqir të delegacionit nga Prishtina do të jenë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ndërkohë një takim tjetër Brukseli nuk po mund ta organizoj. Bëhet fjalë për planin që kryeministri kosovar, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të takoheshin në kuadër të dialogut deri në fund të vitit.

“E kemi bërë të qartë, pas dy takimeve këtë vit, që parakusht për takimin e radhës duhet të jetë gatishmëria e të dyja palëve që të pajtohen rreth rezultateve konkrete për të mirën e qytetarëve të tyre. Kontaktet e fundit të Borrell, dhe diplomacia e Përfaqësuesit të BE-së për dialog Miroslav Lajçak treguan që aktualisht nuk ka gatishmëri” tha zëdhënësi për politikë të jashtme në Komisionin Evropian, Peter Stano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco