'Shefja' e deputetëve të VV-së me përfaqësuesit e iniciativës 'Mos bli prodhime serbe', merr një mirënjohje

'Shefja' e deputetëve të VV-së me përfaqësuesit e iniciativës 'Mos bli prodhime serbe', merr një mirënjohje

21:56, 06/12/2021

'Shefja' e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari ka pritur sot në takim në Kuvend ndërmarrësin Burim Piraj me bashkëpunëtorë, përfaqësues të grupit “Besa Besë”, me iniciativën, “Mos bli prodhime Serbe”.

Lajmin ajo e ka bërë të ditur në Facebook, ku madje ata i kanë nda edhe një mirënjohje.

"E nderuar të pres sot në takim në Kuvendin e Kosovës, ndërmarrësin Burim Piraj me bashkëpunëtorë, përfaqësues të grupit “Besa Besë”, me iniciativën, “Mos bli prodhime Serbe”.
Ata sot më nderuan me Mirënjohjen si zyrtarja e parë e Qeverisë e cila ka vendosur masat e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhjetë vite më parë", ka shkruar ajo.

"Si deputete e Kuvendit të Kosovës, e përshëndes dhe mbështes iniciativën, në veçanti tani kur pengesat e Serbisë ndaj prodhuesve Kosovar dhe shtetit të Kosovës, jo vetëm që nuk janë ndalur, por po vazhdojnë me intenzitet të shtuar dhe me provokime të vazhdueshme ndaj nesh dhe sigurisë së përgjithshme në rajon. 
Gjithashtu, bashkarisht duhet të rrisim mbështetjen për prodhime vendore dhe mbështetje të prodhuesve Kosovarë dhe forcim të ekonomisë dhe shtetit tonë.", ka theksuar ajo më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco