Krasniqi i drejtohet Majlindës: Do të mbetesh gjithmonë e arta jonë e parë

Krasniqi i drejtohet Majlindës: Do të mbetesh gjithmonë e arta jonë e parë

21:20, 06/12/2021

Xhudistja, Majlinda Kelmendi, i dha sot fund karrierës si sportistja më e suksshme kosovare.

Me plotë 46 medalje të fituara, prej tyre 29 të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta, Majlinda u pensionua me ceremoni shtetërore të organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Për pensionimin e Kelmendit ka folur edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili ka vlerësuar lartë sukssesin e xhudistes nga Peja.

“Të uroj shumë fat në karrierën tënde të re, si trajnere e xhudos, e së bashku me Tonin presim edhe shumë kampionë nga duart tuaja.

Për ne, do të mbetesh gjithmonë e arta e jonë e parë Olimpike, ambasadorja më e suksesshme e shtetit tonë dhe frymëzimi i brezave të rinj të sportisteve e të sportistëve.

Faleminderit, kampione!”- ka shkruar ndër të tjera kreu i PDK-së, postimin e të cilit e gjeni me poshtë.

Majlinda Kelmendi do të vazhdoj karrirën si trajnere e xhudos në bashkëpunim me Driton Kukën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco