Sejdiu konfirmon angazhimin e tij në Presidencë si Këshilltar i Jashtëm

Sejdiu konfirmon angazhimin e tij në Presidencë si Këshilltar i Jashtëm

20:58, 03/12/2021

Është raportuar se ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Bekim Sejdiu, së fundmi i është bashkuar kabinetit të presidentes Vjosa Osmani si këshilltar i Jashtëm.

Ndërsa tani, Sejdiu në një bisedë për Reporteri.net konfirmoi angazhimin e tij në Presidencë si këshilltar i Jashtëm. Ai theksoi se është angazhuar si konsulent, por përmes një projekti të Ambasadës së Norvegjisë.

Ish-gjyqtari i Kushtetueses potencoi për gazetën se nuk është pjesë e Kabinetit të Presidencës, por që punëdhënësi i tij është ky projekt i Ambasadës norvegjeze.

“Une jam angazhuar si konsulent/ekspert nga Grupi per Studime te Politikave Ballkanike(BPRG) ne nje projekt te Ambasades se Norvegjise, qe ka per objektiv forcimin e kapaciteteve institucionale te Republikes se Kosoves. Angazhimi eshte per nje periudhe te caktuar dhe me nje numer te kufizuar ditesh gjate muajit.Aktualisht, une me nje kolege tjeter jemi angazhuar si konsulent/ekspert tek Presidenca e Republikes se Kosoves, por punedhenesi yne eshte BPRG/projekti i Ambasades se Norvegjise. Pra nuk jemi pjese e Kabinetit apo Institucionit te Presidences. Ka ekspert ne kuader te te njejtit projekt qe jane angazhuar tek institucione te tjera qendrore”, tha ai.

Sejdiu, shtoi se si ekspert i Jashtëm te Presidenca, i ka ditët e caktuara për një kohë të caktuar.

“Une fillimisht kam qene i angazhuar tek organizata ne fjale (BPRG) si ekspert per ceshtje kushtetuese-juridike ne nje projekt tjeter, qe nuk ka pasur te bej me Presidencen. Me vone permes kontrates se lidhur me kete organizate jo-qeveritare dhe ne kuader te te njejtit projekt te Ambasades se Norvegjise jam angazhuar tek Presidenca, sic ju thashe, si ekspert i jashtem me dite te caktuara te punes dhe per nje kohe te caktuar”, tha Sejdiu.

Bekim Sejdiu kishte qenë gjyqtari raportues i lëndës në Kushtetuese për votën e ish-deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti, që unanimisht u votua s’i jo kushtetuese, për ta çuar vendin në zgjedhjet e 14 shkurtit, që pasuan me zgjedhjen e shefes së tij të re, shefe të shtetit. Nga gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, ai ishte dorëhequr në maj të këtij viti, pasi nuk kishte arritur të vijë në krye të institucionit më të lartë për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës dhe shqyrtim gjyqësor të ligjeve lidhur me përputhjen e tyre me Kushtetutë.

Sejdiu, në të shkuarën kishte shërbyer edhe si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë (2008-2012) dhe Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju-Jork (2012-2014). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco