Kurti telefonatë me Escobar, tregon se për çka biseduan

Kurti telefonatë me Escobar, tregon se për çka biseduan

20:47, 03/12/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin special të SHBA’ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter.

Ai tha se diskutuan rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Por pjesë e diskutimit ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, për të cilin Kurti tha se tregoj përkushtimin e Kosovës për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme

‘’Gjatë një bisede telefonike me Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, shkroi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco