Përleshje me thika në Prishtinë, flasin nga policia

Përleshje me thika në Prishtinë, flasin nga policia

20:25, 03/12/2021

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e sulmit me thikë ndaj tij në mbrëmjen e së premtes në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

“Sot rreth orës  19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea),  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave”, njoftoi Ahmeti për lajmi.net.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, njoftoi tutje ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco