Ramiz Lladrovci u betua si kryetar i Drenasit

Ramiz Lladrovci u betua si kryetar i Drenasit

20:00, 03/12/2021

Ramiz Lladrovci u betua sot për herë të dytë si kryetar i Drenasit. Në zgjedhjet e fundit komunale ai fitoi mandatin e dytë në krye të kësaj komune.

“Ky betim për mua paraqet detyrim edhe obligim ligjor e moral që së bashku me juve, të bëjmë më të mirën e mundshme për qytetarët e komunës së Drenasit”, tha ai.

“Sot, fillon një kapitull i ri, për mua dhe për Juve, sepse, shumica nga ju jeni për herë të parë në Asamblenë komunale, prandaj, nga ky moment, ua ofroj bashkëpunimin e plotë, të gjithëve pa dallim, pozitë e opozitë, pa dallim partie apo grupi kuvendor”, shtoi Lladrovci.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco