Gucati dëshmon në rastin “Gucati”

Gucati dëshmon në rastin “Gucati”

19:21, 03/12/2021

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë thënë se Hysni Gucati do ta japë dëshminë e tij, të hënën, për procesin gjyqësor të radhës.

Në njoftimin e Gjykatës së Specializuar thuhet se seanca e ardhshme do të vazhdojë të hënën, më 6 dhjetor.

“Mbrojtja e Hysni Gucatit e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse. Seanca e sotme ka përfunduar, ndërsa gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 6 dhjetor, me dëshminë e dëshmitarit të parë të mbrojtjes së Gucatit (i akuzuari Gucati)”, thuhet në njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco