Policia e Kosovës jep detaje për djegien e autobusit në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës jep detaje për djegien e autobusit në Fushë Kosovë

18:39, 03/12/2021

Policia e Kosovës ka konfirmuar djegien e autobusit në një parking në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:30, në zonën industriale në Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë, se nuk është raportuar për të lënduar.

 

Në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit.

 

“Rreth orës 17:30, është raportuar se  në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.  Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po  trajtohen rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Borovci.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco