Gazeta franceze ngre dyshime se komisioneri Hahn u korruptua

Gazeta franceze ngre dyshime se komisioneri Hahn u korruptua

18:21, 03/12/2021

Gazeta franceze “Liberation” ka ngritur akuza serioze kundër komisionerit të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Hahn thuhet t’i ketë lejuar lobistët që ta ftojnë në udhëtime gjahu dhe në darka të shtrenjta, pa i raportuar ato.

Hahn kishte marrë pjesë në një aheng gjahu në dhjetor të 2015-ës, i cili ishte paguar nga Lobi Belg i Pronarëve të Tokave.

Sipas “Liberation”, ai do të duhej të ishte obliguar që t’i regjistronte pjeëmarrjet në komision, siç e do kodi i sjelljes.

Mirëpo, një zëdhënës i Hahn-it, sipas revistës “Standard”, ka thënë se prezenca e tij atje ka qenë “puro e natyrës private”. Ai kishte marrë pjesë bashkë me partneren e tij, e cila kishte licencë gjuetie, andaj sipas tyre, nuk ka qenë e nevojshme që të hynte në këtë regjistër të transparencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco