Ankohet biznesmeni kosovar: Dogana po sillet si ‘milicia’ serbe

Ankohet biznesmeni kosovar: Dogana po sillet si ‘milicia’ serbe

08:15, 02/12/2021

Biznesmeni kosovar, Burim Piraj është ankuar ndaj zyrtarëvë doganorë në komunën e Fushë-Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Përmes një reagimi në Facebook, Piraj shprehet se janë shumë armiqësorë dhe sillen në mënyrë të vrazhdë sa herë që dërgon dikë që të bëj pagesën dhe të merr gjësendet që i i ka blerë online.

Sipas tij ata po sillen si ‘milicia’ serbe, ani pse marrin pagĂ« tĂ« mirĂ«.

Reagimi i plotë:

Unë shpesh blej online gjëra të ndryshme!

Se di pse zyrtarët doganorë në Fushë Kosovë janë aq shumë armiqësor dhe sillen në mënyrë të vrazhdë sa herë që e dërgoj ndonjë që të bëj pagesën dhe të merr gjësendet që i kam ble.

Edhe marrin paga të mira edhe nga dembelia sillet si "milicia" serbe.

Ka shumë herë kjo që përsëritet edhe dje njëjtë.

Jemi vend i lirë dhe sidomos kur paguan doganë individi pse të keq trajtohet??

Zoti e ruajt Kosovën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco