Paniku nga pacienti i parë me HIV në Kosovë, si u dogj dhoma e tij në Infektivë pasi ai vdiq

Paniku nga pacienti i parë me HIV në Kosovë, si u dogj dhoma e tij në Infektivë pasi ai vdiq

08:02, 02/12/2021

Më 1 dhjetor, shënohet Dita Botërore e HIV/AIDS-it, ditë kjo që i kushtohet edukimit për virusin dhe sëmundjen në fjalë.

Në Kosovë, gjatë këtij viti, janë evidentuar tetë raste të reja, njëjtë sikurse në atë të kaluarin, derisa janë mbi 40 persona që monitorohen nga Klinika Infektive.

 

E në këtë të fundit, paniku kishte qenë i lartë më 1986. Në këtë vit, ishte shtruar pacienti i parë me këtë sëmundje.

Kjo u bë e ditur dhe u konfirmua vetëm kur mostra për analizë u dërgua në kryeqytetin kroat, ngase në Prishtinë nuk bëhej një gjë e tillë.

Infektologu Ilir Tolaj, që në atë botë ishte mjek-specializant në këtë lëmi, rrëfen për televizionin, panikun e asaj kohe nga personeli joshëndetësor.

“E thirrëm fotografin e QKUK-së të asaj kohe që ta fotografonte ndryshimin që iu kishte shfaqur në gojë pacientit. Ai donte ta fotografonte nga dera, korridori, që ishte e pamundur të bëhej”, ka treguar Tolaj për KlanKosova.

Por, këtu nuk përfundoi stigma. Pas vdekjes së këtij pacienti, i gjithë inventari i dhomës së tij u dogj dhe dhoma u dezinfektua.

Tolaj shpjegon se pak a shumë, këso frike e panik pati edhe në fillim të pandemisë COVID-19, derisa u mësua më shumë rreth këtij virusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco