Moti për sot

Moti për sot

07:52, 02/12/2021

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sot fillon stina e dimrit meteorologjik dhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, sidomos ato minimalet.

Për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco