Publicisti shqiptaro-amerikan: Specialja është duke e sfiduar shtetin e Kosovës

Publicisti shqiptaro-amerikan: Specialja është duke e sfiduar shtetin e Kosovës

22:55, 01/12/2021

Publicisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka përmendur një sërë argumentesh se pse Policia e Kosovës s’mund të ofrojë garanci.

Lushi ka thënë se Gjykata Speciale është duke e sfiduar shtetin e Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Lushi ka shkruar se mosbesimi i saj kundrejt aftësisë së shtetit të Kosovës është edhe mosbesim kundrejt organeve aktuale të shtetit, Kuvendit të Kosovës, Presidencës, Qeverisë Kurti dhe natyrisht Policisë së Kosovës.

“Gjykata Speciale është duke u shndërruar në organ kolonial që nuk respekton shtetin dhe sundon mbi vullnetin e shtetasve. Institucionet, Kuvendi, partitë dhe mekanizmat tjera të shtetit duhet t’i komunikojnë Gjykatës Speciale se ajo duhet të bashkëpunojë me Policinë dhe organet e Kosovës dhe shteti nuk do të lejojë asnjë mekanizëm të qëndrojë mbi Kosovën”, ka shkruar Lushi.

Kujtojmë se ZPS ka përdorur një fotografi të Rashit Qalajt me Hashim Thaçin si argument që të mos lirohen ish-krerët e UÇK-së nga paraburgimi.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale është duke e sfiduar shtetin e Kosovës. Mosbesimi i saj kundrejt aftësisë së shtetit të Kosovës është edhe mosbesim kundrejt organeve aktuale të shtetit, Kuvendit të Kosovës, Presidencës, Qeverisë Kurti dhe natyrisht Policisë së Kosovës. Gjykata Speciale është duke u shndërruar në organ kolonial që nuk respekton shtetin dhe sundon mbi vullnetin e shtetasve. Institucionet, Kuvendi, partitë dhe mekanizmat tjera të shtetit duhet t’i komunikojnë Gjykatës Speciale se ajo duhet të bashkëpunojë me Policinë dhe organet e Kosovës dhe shteti nuk do të lejojë asnjë mekanizëm të qëndrojë mbi Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco