Stambolli nikoqir i Samitit të rrjeteve të Ballkanit, ku mori pjesë edhe Prishtina

Stambolli nikoqir i Samitit të rrjeteve të Ballkanit, ku mori pjesë edhe Prishtina

18:39, 01/12/2021

Me datën 29-30 Nëntor 2021 në Qytetin Metropolitan të Stambollit u mbajt Samiti i parë i Rrjetit të qyteteve të Ballkanit B40 ku ftesa për pjesëmarrje i është dërguar edhe qytetit të Prishtinës, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas njoftimit, në samit, Komuna e Prishtinës u përfaqësua nga znj. Merita Maliqi  - Shefe e sektorit për bashkëpunim ndërkombëtare në kuadër të Kabinetit të Kryetarit. 

"Në Samitin e Rrjetit të qyteteve të Ballkanit B40 u diskutua për sfidat aktuale të qyteteve si: luftimi i emetimit të gazrave sere, qytetet e gjelbërta, projektet smart city, digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët. Në diskutim mbi këto tema përfaqësuesit e qyteteve shprehen se është i domosdoshëm bashkëpunimi i qëndrueshëm i qyteteve për të këmbyer përvojat e tyre në zhvillimin e projekteve të zhvillimit të qëndrueshëm.  
Pjesë e aktiviteteve të samitit ishin edhe vizita në Fabrikën e kompostimit të mbeturinave të ndërtuar nga Qyteti i Stambollit si dhe shtrirjen e rrjetit të trenit elektrik në zonën më të vjetër historike te qyteti “Golden Horn".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco