Me 16 janar serbët në referendum, për ndryshimin e Kushtetutës

Me 16 janar serbët në referendum, për ndryshimin e Kushtetutës

23:26, 30/11/2021

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thirrur referendum për konfirmimin e Aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë për 16 janar 2022.

Kryekuvendari serb, të martën e 30 nëntorit ka thënë se pas shpalljes së referendumit në nivel të republikës për ndryshimin e Kushtetutës, ndryshimet kanë të bëjë vetëm me pjesën që ka të bëjë me zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve por jo edhe sa i përket preambulës ku figuron Kosova kinse pjesë e Serbisë.

Ai tutje ka thënë se për shkak të të gjitha gënjeshtrave që janë publikuar muajt e fundit, dua të them se referendumi nuk ka të bëjë fare me çështjen e preambulës, qëndrimi ynë është plotësisht i qartë – “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”.

“Kam pasur nderin të nënshkruaj vendimin për referendumin që do të mbahet më 16 janar, nga ora 7 deri në 20:00 dhe pyetja do të jetë “a jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”, tha Daçiç, pas nënshkrimit të dokumentit, përcjell N1.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në referendum, besojmë se është në interesin e Serbisë që ta konfirmojë këtë vendim të Kuvendit dhe se do të jetë një hap i madh përpara në rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe në lidhje me reformat që po zbatohen në Serbi”, duke mos folur se figurimi i Kosovës në preambulën e Kushtetutës serbe është pengesa për integrimin e Serbisë në BE.

Dua që Serbia ta fitojë referendumin – të bëjë gjithçka që është në interes të Serbisë, tha ai dhe falënderoi deputetët që votuan.

Ky vendim është marrë me një shumicë prej dy të tretash dhe prandaj ka fuqi të madhe politike, është shprehur tutje ai.

Kuvendi i Serbisë

Deputetët të bindur se qytetarët do të votojnë për ndryshime të Kushtetutës
Shumica e deputetëve shprehën besimin se qytetarët e Serbisë do të votojnë ndryshimet e Kushtetutës me referendum, sepse ato janë në interesin së pari të qytetarëve dhe jo interesave të huaja, ka thënë ministrja e Drejtësisë  serbe, Maja Popoviç gjatë një debat pesorësh.

Ndërsa në fund të seancës, e cila zgjati mbi gjashtë orë, Popoviç u bëri thirrje deputetëve që të votojnë aktet që do të mundësojnë ndryshimin e Kushtetutës, transmeton Danas.
Ministrja e Drejtësisë serbe, Maja Popoviç

Kurse kryetarja e Komisionit për të Drejtën Kushtetuese dhe Legjislacion, Jelena Zhariç- Kovaçeviç, po ashtu theksoi se debati është edhe ftesë për qytetarët që të jenë të interesuar të marrin pjesë në një proces kaq të rëndësishëm të ndryshimit të Kushtetutës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco