Nga gëzimi që i lindi djalë, gjakovari gjuan me armë por dënohet me 1 vit burg me kusht

Nga gëzimi që i lindi djalë, gjakovari gjuan me armë por dënohet me 1 vit burg me kusht

16:18, 30/11/2021

Gjykata Themelore në Gjakovë, të martën, e ka dënuar me 1 vit burgim me kusht P.A, i cili e ka pranuar se në tetor të këtij viti ka gjuajtur me armë në shenjë gëzimi se i kishte lindur djalë. 

Kurse, Q.H është dënuar me 400 euro gjobë dhe 1 vit burgim me kusht, pasi ka pranuar se ka mbajtur armë pa leje dhe ka shtënë me të për ta frikësuar një qen endacak.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Drilon Haraçia, dënimet me burgim ndaj të akuzuarve nuk do të ekzekutohen nëse ata nuk kryejnë vepra tjera penale brenda periudhës verifikuese prej dy vitesh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Q.H është obliguar që gjobën ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Gjithashtu, gjykata ka konfiskuar armën, një karikator dhe 16 fishekë, si objekte të veprës penale.

Paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur paraditën e së martës, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, i akuzuari P.A e ka pranuar fajësinë për përdorim të armës.

Fajtor është deklaruar edhe Q.H, për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

Ndyshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, thuhet se më 1 tetor 2021, në Jabllanicë të Gjakovës, P.A ka përdorur armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco