Kurti uron kryeministren suedeze: Mezi pres të forcojmë marrëdhëniet tona

Kurti uron kryeministren suedeze: Mezi pres të forcojmë marrëdhëniet tona

16:13, 30/11/2021

Kryeministri i vendit Albin Kurti e ka uruar Magdalena Andersson për zgjedhjen si kryeminstrja e parë femër në Suedi.

Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se pret që të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të punojnë së bashku në prioritetet për drejtësi dhe barazi.

“Urime Magdalena Andersson për zgjedhjen si kryeministrja e parë femër e Suedisë 🇸🇪.Mezi pres të forcojmë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe të shtyjmë së bashku prioritetet tona të përbashkëta për drejtësi sociale dhe baraza”, ka shkruar Kurti.

Andersson të mërkurën (24 nëntor) u bë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e kryeministres në Suedi pasi arriti një marrëveshje në minutin e fundit për të rritur pensionet në këmbim të mbështetjes në votimin e së mërkurës.

Fillimisht ajo dha dorëheqje disa orë pasi u zgjodh nga Parlamenti, pasi buxheti i saj dështoi të kalojë dhe Partia e të Gjelbërve e la koalicionin qeveritar.

Por, përsëri ajo u rikthye në këtë pozitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco