Stoltenberg flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

Stoltenberg flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

16:09, 30/11/2021

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një fjalimi që mbajti në Letoni ka folur edhe për rëndësinë e prezencës së NATO-s në Ballkani Perëndimor.

 

Ai ka përmendur edhe rolin e NATO-s në Kosovë në konferencën për siguri globale “Pikëpamja e NATO-s drejt vitit 2030 e tutje”, e cila po mbahet në Letoni.

“Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë në Ballkanin Perëndimor dhe prezencën e NATO-s aty që nga vitet e ’90-ta”, ka deklaruar Stoltenberg, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se NATO ka nidhmuar që të përfundojnë dy luftëra etnike në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur luftën në Bosnje e Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë.

”Kemi ndihmuar të përfundojmë dy luftëra etnike atë në Bosnjë Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë e Serbi. Kemi prezencë domethënëse në Kosovë nëpërmjet KFOR-it dhe po ashtu në Bosnjë”, ka thënë ai.

 

Në fund, Stoltenberg ka thënë se NATO është e shqetësuar për rritjen e tensioneve, andaj ka deklaruar se pret që NATO dhe BE-ja të punojnë së afërmi në rajon sikur në Kosovë por edhe në Bosnje e Hercegovinë.

”Jemi të shqetësuar me retorikën e ndezëse të Milorad Dodik në Republika Srpska, mbështesim krejt angazhimet për të ulur tensionet dhe të vazhdojmë të ndihmojmë në rritjen e kapaciteteve për Bosnjën”, ka deklaruar ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco