Apeli kërkon anulimin e vendimit me burgim të përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitit

Apeli kërkon anulimin e vendimit me burgim të përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitit

14:45, 30/11/2021

Gjykata e Apelit ka vendosur që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj ndaj Naser Pajazitit i cili ishte dënuar me burgim të përjeshtshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitit.

“Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarit N.P. dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, duhet që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, PKR.nr.9/20 i datës 7 korrik 2021, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Ferizaj, i akuzuari Naser Pajaziti është shpallur fajtor për shkak të veprave penale “vrasje e rëndë” dhe dy veprave penale “mbajtja në pronësi”, “kontrollë apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa për shkak të këtyre veprave penale, ndaj të akuzuarit në fjalë është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco