Të shtëna në një aheng, e fshehin armën me gas në kontejner,  policia e gjen

Të shtëna në një aheng, e fshehin armën me gas në kontejner, policia e gjen

12:02, 29/11/2021

Njësitë policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri mbrëmë në “Rrugën e Shkupit” në Prishtinë.

Pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes, forcat e rendit kanë takuar të dyshuarin i cili ka pranuar se ka shtënë me armë me gas pasi kishin një aheng familjar.

Arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, është gjetur në një kontejner se bashku me një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco