Osmani kërkon ndihmën e Sllovenisë për t’i bindur shtetet që po e refuzojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Osmani kërkon ndihmën e Sllovenisë për t’i bindur shtetet që po e refuzojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

11:36, 29/11/2021

Osmani: Sllovenia të na ndihmojë për t’i bindur ato pak shtete që të na e japin liberalizimin e vizave

Presidentja Vjosa Osmani e mirëpriti në Kosovë presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Pas takimit në Presidencë, Osmani dhe Pahor kanë mbajtur një konferencë për media, ku presidentja e Kosovës theksoi mungesën e liberalizimit të vizave.

Osmani tha se kjo çështje po ia humb kredibilitetin Bashkimit Evropian.

“Liberalizimi i vizave është vonuar për qytetarët e Kosovës dhe kjo e dëmton kredibilitetin e Bashkimit Evropian”, tha Osmani, e cila e falenderoi Pahorin për mbështetjen për t’i bindur të tjerët që ta mbështesin Kosovën në këtë çështje.

Osmani paraprakisht shprehu mirënjohjen për Slloveninë dhe mbështetjen që ky shtet e ka dhënë për Kosovën përgjatë viteve.

“Një pjesë e aktivitetit politik të lëvizjes dhe përpjekjeve tona për pavarësi janë zhvilluar pikërisht në Slloveni”, tha Osmani

Për dialogun me Serbinë, presidentja Osmani tha se kanë vërejtur se Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje, por do që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

“Republika e Kosovës është pala konstruktive në këtë proces”, tha Osmani, duke theksuar njohjen reciproke që tha se duhet të jetë në qendër të këtij procesi, dhe për këtë e citoi edhe letrën nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco