Kosovari e ‘zbulon’ pse u vonua Isa Boletini në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

Kosovari e ‘zbulon’ pse u vonua Isa Boletini në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

08:25, 29/11/2021

Isa Boletini nuk e arriti dot shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, pasi, historia thotë se ai u vonua derisa shkoi në Vlorë, nga Mitrovica.

109 vjet pas kësaj ngjarje, një kosovar e ka ‘zbuluar’ shkakun pse ka ndodh kjo gjë, shkruan Syri Kosova.

Në fakt, ai ka përdorur një shaka, të shoqëruar me ironizim, pasi, tha se kolonat në rrugën Prishtinë- Mitrovicë kanë qenë shkaktare për vonesën e Isës për në Shqipëri.

Pra, dihet tashmë që ky aks rrugor (Prishtinë-Mitrovicë) ka vite që ka nisur të rregullohet, mirëpo, akoma ka shumë telashe që shkaktojnë kolona, nervozë, sharje e fyrje për organet kompetente.

Gjithë kjo pritje me vjet, ka bërë që si ky qytetar, të krijohen ironizime të tilla.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco